Lyen qimet e qenit, kafsha humb njërin vesh

Lyen qimet e qenit, kafsha humb njërin vesh

Historia e pabesueshme e qenushit Diffy nga Bangkok, po bën xhiron e rrjetit.

Pronaria e tij vendosi t’i lyente qimet qenushit. Si pasojë e një alergjie që shkaktuan produktet e përdorura tek kafsha, Diffy humbi një prej veshëve të tij.

Pak pas aplikimit të bojës, një ndër veshët e Diffyt u enjt. Në atë pikë qeni u çua tek veterineri, i cili nuk mundi të bëjë gjë tjetër veç t’i hiqte fare veshin, në mënyrë që infeksioni të mos përhapej më tej.

Ka qenë vetë padronia e Diffy-t e cila ka treguar ngjarjen në rrjetet sociale, duke akuzuar dyqanin që i shiti bojën.

Sipas gruas, substancat kimike që përmbante boja, kanë shkaktuar reaksionin e alergjisë.

EMISIONET