Lumi Kalasë bllokon rrugën, izolohen dy fshatra në Delvinë. Probleme dhe në urën e Vanës

Bllokohet për herë të tretë rruga që të lidh me fshatrat e Kalasë, Tatzat të njësisë Vergo Bashkia Delvinë. Situata paraqitet e tillë prej më shumë se 24 orësh.

Mjafton të bien pa reshje dhe lumi Kalasë vërshon mbi rrugë, e cila prej kohësh ka mbetur në mëshirë të fatit.

Jane 130 familje te bllokuara në dy fshtatrat Kalasë e Tatzat. 

Është shembur edhe një urë gjatë kësaj rruge. Rruga nga Delvina për në Kalasë e Tatzat është bërë e pakalueshme. 

Lumi i Kalasës ka shtuar prurjet. Banorët kërkojnë ndihmë që të dalin nga izolimi.

Probleme ka edhe në urën e Vanës në Delvinë pasi prurjet e lumit të Kalasës rrezikojnë që uji të dalë mbi urë.

/Fotogaleria/

 

EMISIONET