Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, beson se "mentaliteti i ushtarit" e ka bërë atë një pjesë shumë të rëndësishme të planeve të trajnerit në Old Trafford

Romelu Lukaku beson se Jose Mourinho e sheh atë si një "ushtar" në Manchester United.

24-vjeçari është pjesë e rëndësishmë e shkuardrës së Mourinhos, që prej tranferimit të tijë nga Everton me një tarifë fillestare prej 75 milionë paundësh, duke filluar 28 nga 29 ndeshjet e Premier League të sezonit 2017-18.

Lukaku ka shënuar 23 gola në të gjitha garat, por është vlerësuar rregullisht nga menaxheri i tij për normën e punës dhe kontributin e tij në ekip.

"Unë e di se menaxheri mendon se unë jam një ushtar në fushë, dhe kjo është e çuditshme për një sulmues, sepse zakonisht janë mesfushorët", tha ai për Sky Sports.

"Unë kam punuar gjithmonë shumë dhe jam mirënjohës por në fund të ditës, unë jam një sulmues dhe unë kam për të shënuar gola.

"Unë mendoj se shkalla e punës time e ndihmon ekipin dhe ai e di se mund të vijë tek unë sa herë që do, sepse e di që unë gjithmonë do ta vë ekipin para “.

United përballet me rivalët e përjetshëm të Liverpool në Premier League të shtunën.

/Ora News.tv/