Kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modric ka akuzuar gazetarët anglezë dhe ekspertët për mungesë respekti ndaj lojtarëve të Kroacisë dhe pranoi se shokët e tij të skuadrës kishin përdorur këto kritika për t'i motivuar ata në fitoren kundër Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

 "Njerëzit po flisnin ... gazetarë anglezë, ekspertë nga televizioni. Ata e nënvlerësuan Kroacinë sonte dhe ky ishte një gabim i madh. Të gjitha këto fjalë që dëgjuam, lexuam dhe thamë  menduam: Mirë, sot do të shohim se kush do të jetë i lodhur. Ata duhet të jenë më të përulur dhe të respektojnë më shumë kundërshtarët e tyre. Ne treguam përsëri se nuk ishim të lodhur - dominuam lojën mendërisht dhe fizikisht.

"Duhet ta kemi vrarë këtë lojë edhe para kohës shtesë. Kjo është një arritje mahnitëse për ne. Kjo është një ëndërr e realizuar pas një kohe kaq të gjatë. Ne jemi në finale dhe ky është suksesi më i madh në historinë e Kroacisë. Duhet të jemi krenarë."-deklaroi Modric.

Mesfushori 32 vjeçar është lojtari kyç i kësaj Kroacie, ndërkohë që nëse ballkanasit do ia dalin të triumfojnë në "Luzhniki" mbrëmjen e 15 korrikut, Modric është një prej kandidaturave më të forta për të fituar "Topin e Artë".

/Ora News.tv/