Luka Modric gati të thyejë dominimin e Messit dhe Ronaldos

Luka Modric gati të thyejë dominimin e Messit dhe Ronaldos

Mesfushori i Realit të Madridit, Luka Modric po jeton vitin më të rëndësishëm të karrierës së tij futbollistike.

32 vjeçari kroat, i cili ndihmoi Realin e Madridit për të fituar Ligën e Kampionëve numër 13 dhe Kroacinë për të arritur deri në finalen e Kupës së Botës mund të jetë "makthi" i duelit Cristiano Ronaldo-Lionel Messi në garën për "Topin e Artë". Gjatë këtij viti Modric ishte fitues i disa çmimeve individuale, ku përfshihen ato të "Mesfushori më i mirë i Kupës së Botës"dhe "Futbollisti më i mirë në sezonin 2017-2018 sipas UEFA-s".

Gjithashtu Modric është nominuar nga FIFA për çmimin "Futbollisti më i mirë i vitit 2018" dhe në rast se kroati arrinë ta rrëmbejë dhe këtë çmim, fituesi i  "Topit të Artë" është thjeshtë një zbulim rutinë, pasi në zarfin me emrin e fituesit, emri do të jetë pikërisht i tij, Luka Modric.

Në rast se kjo ndodh Modric do të prishte "hegjemoninë" Ronaldo-Messi, me dy jashtëtokësorit që e kanë fituar këtë trofe individual që prej vitit 2008, të ndarë në 5 herë secili. Epo ... mitet janë bërë për tu thyer .

EMISIONET