Luka Modric dëshiron Interin, por ...

Luka Modric dëshiron Interin, por ...

Nuk ka paqe për Luka Modric. Kjo, pasi mediat italiane theksojnë se ai është ende i lidhur me një kalim në Seria A, te Interi, pretendime që hidhen poshtë nga mediat spanjolle.

Megjithatë, idea e mediave iberike  përforcohet më shumë edhe nga trajneri i Realit, Julen Lopetegui që e ka thirrur mesfushorin kroat për finalen e Superkupës së Europës përballë Atletico Madrid.

Përkundër kësaj, "Sky Italia" raporton se mesfushori ende dëshiron të bashkohet me Interin dhe agjenti i tij Vlado Lemic po punon për të provuar dhe për të siguruar një lëvizje.

Modric ia ka bërë të qartë klubin se ai dëshiron të shkojë, por ai nuk dëshiron të bëhet çështje në klubin që i ka dhënë 4 Champions League dhe e ka kthyer në një ndër mesfushorët më të mirë në glob.

EMISIONET