"Luftë" me flakët në Shëngjin, 200 efektivë të angazhuar për shuarjen e zjarrit

"Luftë" me flakët në Shëngjin, 200 efektivë

Ministria e Mbrojtjes thotë se prej dy ditësh po luftohet me flakët në kurorën e gjelbër të Shëngjinit.

Sipas ministrisë, deri tani nuk është rrezikuar asnjë banese, ndërsa në terren ndodhen rreth 200 efektivë të angazhuar për shuarjen e zjarrit.

"Kontribut i përbashkët i trupave dhe mjeteve të MZSH, pushtetit vendor, Forcave të Armatosura dhe banorëve për mbajtjen nën kontroll të zjarrit të rënë në kurorën e gjelbër të Shëngjinit. Asnjë banesë e rrezikuar, ndërkohë që, prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë në aty deri në shuarjen e flakëve. Aktualisht jane 200 efektivëve të nga strukturat e mësipërme të angazhuar për situatën në Shëngjin", thotë ministria,

EMISIONET