Luftë korrupsionit, KLSH premton më shumë transparencë për fondet e buxhetit

Luftë korrupsionit, KLSH premton më shumë transparencë

Kontrolli i Lartë i Shtetit  ka denoncuar një sërë shkeljesh me fondet e buxhetit të shtetit. Është një faturë prej 720.5 milion eurosh që është shpërdoruar nga buxheti vetëm në dy vite çka do të thotë më pak investime dhe shpërdorim të taksave të qytetarëve. Por kreu i kontrollit të Lartë të Shtetit Buajr Leskaj premton se ky institucion do të rrisë kontributin në luftën ndaj korrupsionit.

Leskaj: Rritja e kontributit për përmirësimin e qeverisjes publike nëpërmjet thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe ngritja e kapaciteteve audituese të KLSh-së në nivelin e një audituesi modern evropian. KLSH gjatë vitit 2013-2017 ka trajtuar me profesionalizëm letrat e qytetarëve, të cilët në çdo rast kanë marrë përgjigje kur çështja e tyre ka qenë jashtë kompetencave të institucionit.

Kjo deklaratë e Leskaj erdhi në aktivitetin Muaji i hapur për qytetarët të cilët do të kenë mundësi të njihen nga afër me punën e Kontrollit të lartë të Shtetit. Gjatë muajit nëntor , qytetaret mund   të vizitojnë mjediset e Kontrollit të Larte të Shtetit dhe mund të njihen me historikun dhe arritjet e institucionit. 

EMISIONET