Luftë e re?/ Izraeli përgatitet për sulm ushtarak nga Irani

Luftë e re?/ Izraeli përgatitet për sulm ushtarak nga Irani

Izraeli është duke u përgatitur për një sulm hakmarrës nga Irani pas bombardimeve të një baze ajrore në Siri javën e kaluar, e cila vrau shtatë ushtarë iranianë.

Izraeli zyrtarisht nuk ka konfirmuar as mohuar sulmin, por një burim i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha për New York Times se ata ishin përgjegjës për bastisjen më 9 prill.

Tani, Izraeli është duke u përgatitur për një sulm direkt nga Irani, nisur nga Trupat e Gardës Revolucionare të vendit, për t'u hakmarrë ndaj shtatë ushtarëve të vdekur.

IDF thuhet se beson se një sulm nga ushtria iraniane do të niset nga një prej bazave që ata kontrollojnë në Sirinë aleate - dhe kanë paralajmëruar Teheranin kundër çdo veprimi.

"Izraeli do të reagojë fuqishëm ndaj çdo veprimi iranian nga brenda Sirisë," tha burimi i lartë i IDF për Sky News.

Izraeli, i cili shpesh ka goditur bazat e ushtrisë siriane gjatë luftës civile shtatëvjeçare të fqinjit të saj, as nuk ka konfirmuar as mohuar ndërmarrjen e sulmit.

Por zyrtarët izraelitë thanë se baza ajrore Tiyas po përdorej nga Irani dhe se Izraeli nuk do të pranonte një prani të tillë në Siri të armikut të saj në hije.

Agjencia e lajmeve Tansim e Iranit tha se shtatë vetë, personel ushtarak iranian u vranë në sulm, gjë që kontribuoi në një përshkallëzim të mprehtë të tensioneve ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë.

EMISIONET