Lufta me drogën! Si nisi varësia e këngëtares së famshme me kokainën dhe alkoolin

Lufta me drogën! Si nisi varësia e këngëtares së

"Herën e fundit që bëra një intervistë kaq të gjatë, isha nën efektin e kokainës".

Është e qartë që në minutën e parë të këngëtares Demi Lovato në dokumentarin që u publikua dhjetorin e kaluar se i ka dhënë fund problmeve me varësitë.

Por, në dokumentarin 'Stay Strong' në vitin 2012 tregon se kishte luftë të përditshme me çrregullsi në ushqim, probleme mendore, si dh e varësi. Lovato ka bërë tatuazh "Stay" në një krah dhe "Strong" në tjetrin.

Ajo insistonte se do të largohej nga këto probleme. Duket se gjërat nuk shkuan ashtu siç e mendonte, pasi publikoi këngën "Nuk jam më esëll."

Kështu që ngjarja e overdozës që pushtoi faqet rozë të martën është një kthesë për 25 vjeçaren. Presionet për të qenë një yll që në adoleshencë, marrëdhëniet jofunksionale me babain e saj dhe ngacmimi nga miqtë kanë ndikuar në mirëqënien e shëndetit të saj.

Problemet me ushqimin dhe mendimet për vetëvrasje i filluan para se të luante në shfaqen "Barney and Friends" në moshën 10 vjeçare. Kur mbushi 12 vjeç, shokët e klasët firmosën një peticion ku e inkurajonin që të vriste veten.

Presionet u përkeqësuan kur zbuloi një mik në Disney Channel, luajti në 'Camp Rock' dhe 'Sonny with a chance', para se të fillonte një karrierën si yll popi.

"Ndjeja presionin që rritej ndërkohë që fama po zhvillohej në jetën time. Ndjeja presionin për të kënduar muzikën që njerëzit donin më shumë se atë që unë doja. Aty kishte më shumë presion se sa sukses. Isha një perfeksioniste dhe gjithmonë doja të bëja më të mirën e më të mirave", tha Demi në dokumentarin e fundit.

Ajo filloi kokainën në moshën 17 vjeçare kur punonte në Disney Channel.

"U ndjeva jashtë kontrollit me kokainë për herë të parë. Babai im ishte i varur dhe i alkoolizuar dhe mendoja se çfarë ka gjetur në drogë, e cila e ka plotësuar aq shumë sa ta zgjedhë para familjes", tha ajo.

Hera e parë që e pranoi këtë gjë ishte në vitin 2010 kur luante 'Camp Rock 2' me vëllezërit Jonas dhe bëri rehabilitim për çështje emocionale dhe fizike. Kulmi erdhi kur ajo dhe kërcimtarët e saj e shkatërruan hotelin e tyre një natë pasi kishin pirë alkool dhe drogë.

 Lovato gjithashtu po merrte Adderall, një stimulant i varur që e detyroi ti tregonte prindërve dhe menaxherit se përdor drogë.

"Kam jetuar shpejt dhe unë do të vdisja e ri. Nuk mendova se do ta mbushja 21", tha ajo në vitin 2016.

Pas kontrollimit, Demiu diagnostikua me çrregullime bipolare.
Kur doli nga qendra e rehabilitimit, vazhdoi përdorimin e drogave si kokaina dhe Xanax.

Drekën e së martës (24 korrik), Demi Lovato u gjet në shtëpinë e saj pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital pasi dyshohej se kishte marrë mbidozë heroine.


EMISIONET