Raporti vjetor i organizatës ndërkombëtare joqeveritare Human Rights Watch për të drejtat e njeriut, nxit qeveritë përqark globit të luftojnë populizmin dhe ksenofobinë. 

Sipas gjetjeve të këtij raporti, përpjekjet për t'i rezistuar axhendave autoritative në disa vende, po fillojnë të korrin sukses. 

"Mësimi kryesor i vitit të kaluar është se të drejtat e njeriut mund të mbrohen nga sfida populiste," tha Kenneth Roth, drejtor ekzekutiv i Human Rights Watch. Ai shton se ajo për të cilën shoqëritë kanë nevojë është një mbrojtje e bazuar në parime.

Sipas raportit, Franca është "shembulli më i spikatur i rezistencës së suksesshme ndaj populizmit ksenofobik". Presidenti Emmanuel Macron e ka pozicionuar qartë veten dhe ka ofruar alternativa ndaj populizmit të krahut të djathtë. Në anën tjetër, Gjermania paraqet një realitet të dyzuar.

Ndërkohë që kryeministrat e shteteve janë qartësisht të pozicionuar kundër populizmit, është partia Alternativa për Gjermaninë ajo që mund të konsiderohet si fituese e vërtetë e vitit 2017. Platforma populiste dhe anti-emigracion e çoi partinë në Bundestag në zgjedhjet federale të shtatorit.

Ajo që bie në sy është tërheqja e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar nga rolet e tyre tradicionale si kampionë të të drejtave të njeriut. Raporti thekson se Britania është aktualisht më e shqetësuar për çështjen Brexit, ndërkohë që në SHBA, presidenti Donald Trump ka ndërmarrë një sërë politikash përçarëse të cilat kanë sjellë dëme madhore, por edhe rezistencë të përhapur.


/Ora News.tv/