Lucescu "driblon" gazetarët: Ja kë nuk doja në grup

Lucescu "driblon" gazetarët: Ja kë nuk doja në grup

Trajneri i kombëtares turke, Mircea Lucescu është dukur i kënaqur pas shortit kualifikues të Euro 2020. Në një prononcim për mediat turke, Lucescu është shprehur se nuk donte që Rumania dhe Turqia të ishin në të njëjtin grup dhe ishte gati të merrte një vendim radikal, nëse kjo do të kishte ndodhur.

"Jam i lumtur që nuk jemi në grup me Rumaninë. I thashë Ravvanit se në qoftë se do të ndodhte, do të jepja dorëheqjen,"-tha Lucesku për "Pro X".

Lucescu është një çështje e nxehtë në mediat turke, të cilat kërkojnë dorëheqjen e tij pas ecurisë aspak pozitive në Ligën e Kombeve. Turqia është kundërshtari i Shqipërisë, Francës, Islandës, Moldavisë dhe Andorrës në grupin H kualifikues të Euro 2020.

EMISIONET