Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama e konsideron skandal shortin e hedhur për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duke theksuar se ky short është hedhur në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi dhe në kundërshtim me ligjin.

Luan Rama: 

Shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

(KED) - SKANDAL:

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji!

Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shëmbëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë!

Reforma në Drejtësi e kompromentuar!



/Ora News.tv/