Nisin spastrimet te Teuta. Durrsakët kërkojnë që të paraqiten sa më denjësisht në Kupat e Europës dhe duket se skenari nis me largimet.

Ditmar Bicaj dhe Seoku Camara janë dy futbollistët që kanë zyrtarizuar "divorcin" me klubin durrsak. Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare në "Facebook" e klubit.

"Ditmar Bicaj largohet nga Teuten. Klubi njofton se nga sot mbrojtësi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes. KF Teuta falenderon Ditmar Bicajn për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt europes dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tijë. Ju njoftojmë se Klubi i Futbollit Teuta ka vendosur që të ndërpres bashkpunimin me mesfushorin Seoku Camara. Ne e falënderojmë Camaran për paraqitjet e tij sa ishte pjesë e klubit tonë."-mbyllet deklarata e klubit.

/Ora News.tv/