Lu përshëndetet dhe me Xhafaj, diskutojnë për drejtësinë dhe luftën ndaj krimit

Në mbyllje të misionit diplomatik në Shqipëri, Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim lamtumire edhe me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot në një takim përshëndetës ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Siç bën me dije Minsitria në njoftimin për mediat,  në takim palët diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe sukseset e përbashkëta të arritura, si: reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, reformimi në proces i Policisë së Shtetit etj.

Përfaqësuesit e Uashingtonit zyrtar konfirmuan mbështetjen në vijimësi për operacionin “Forca e Ligjit”, duke synuar përfshirjen më të madhe të agjencive ligj zbatuese amerikane, për rezultate konkrete.

Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin e Policisë shqiptare me agjencitë DEA dhe FBI.

Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe nevoja për thellimin e këtij bashkëpunimi ishte një tjetër pikë e diskutimit.

Një çështje me interes për të dyja palët ishte vettingu në Policinë e Shtetit, ku Ministri informoi për ecurinë e procesit.

Gjithashtu u fol për implemtimin e sistemit ‘PISCES’ të hyrje-daljeve në Pikat e Kalimit Kufitar, i cili do të integrohet bashkë me sistemin aktual ‘TIMS’, në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, për të rritur elementët e sigurisë.

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e posaçëm të ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi, si dhe lidershipin politik të këtij të fundit, në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti.

Në këtë vizitë Lu shoqërohej nga zv.ambasadorja e re Leyla Moses-Ones dhe përfaqësues të agjencive ligj zbatuese pranë Ambasadës amerikane.

EMISIONET