Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës? Vasili: Nëse është e vërtetë do të ishte tronditëse

Lu i kërkoi Llallës arrestimin e Metës? Vasili: Nëse

Në reagimin e parë pas publikimit në media të letrës së ish-prokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit Amerikan ku shkruante se Ambasadori Donald Lu i kiashte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, atëherë kryetar Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili nuk dëshiron ta marrë si të vërtetë pasi sipas tij do të ishte tronditëse.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili beson se Lu do të japë shpjegimet e veta për rastin në fjalë.

Vasili: Nuk kam dijeni, jam njohur sot nga ky lajm, ishte një fakt i vërtetë. Jam shumë i çuditur por jam i bindur se Ambasadori Lu do të japë shpjegimet e veta pasi janë pohime shumë të rënda dhe në qofshin të vërteta do të ishin vërtetë tronditëse. Nuk dua të besoj se këto gjëra të jenë të vërteta se do të ishin vërtetë tronditëse. Shpërdorimi i autoritetit diplomatik dhe të përfaqësimit në këto nivele do të ishte vërtet një çështje delikate.

Vasili komentoi edhe raportin e Freedom House sipas të cilit zgjedhja e Metës President zbehu luftën kundër korrupsionit. Sipas tij nuk kemi të bëjmë më me shtëpi të lirisë por shtëpi të fake news.

Vasili: Kush ja mbylli sytë Freedom House që nuk pa që liritë e njeriut u dhunuan në 25 qershor pasi ishte vërtet shumë e rëndë manipulimi i opinionit publik i cili tha se zgjedhjet u zhvilluan të qeta, u pranuan nga opozita dhe nuk pati asnjë problem. Unë kam qenë kryetar i LSI në zgjedhjet e 25 qershorit, i kam refuzuar që në 27 qershor, OSBE-ODIHR u shpreh shumë qartë se shitblerja e votës ishte e tillë sa rrënoi besimin e njerëzve dhe elementi kriminal u përfshi dhe u kandidua.20% e votave janë shitur dhe janë blerë.

Pati përgjime ku ish-ministri i Brendshëm akuzohej për përvetësim mbi 20 milion euro në një dorë për të paguar zgjedhjet. Në raportin e Freedom House që nuk mund të jetë më shtëpia e lirive por shtëpia e fake news, thotë se zgjedhjet qenë të lira, të ndershme, të pranuara. Çdo gjë që lidhet me këtë raport ka një ngjyrë shumë negative. Gjynah që taksat e taksapaguesve amerikanë shpërdoren për të riprodhuar ato fake news me të cilat u përpoqën të dëmtonin dhe Presidentin Trump në Amerikë. Por e kundërta ndodhi dhe Amerika bëri zgjedhjen e duhur. Pashë që disa nga autorët e raportit jetojnë në vende interesante si Kolumbia.

 Sa i takon aksionit të përbashkët opozitar, Vasili tha se nuk ka pasur asnjëherë vendim për bojkot.

Vasili: Ka një keqkuptim shumë  të madh. Nuk ka pasur asnjëherë një bojkot të parlamentit, as nuk është deklaruar dhe as nuk është zbatuar. Të enjten e kaluar nuk kemin qenë aty për shkak të një aksioni politik të një dimensioni të madh. I kërkuam kryetarit të Kuvendit ta shtynte në 18, nuk u bë sepse ky parlament përfundimisht ka vdekur sa i takon integritetit politik. Kemi shtyrë seancën e parlamentit edhe pse grupe deputetësh kanë pasur të planifikluar eskursione turistike, por kanë pasur favorin se kanë qenë deputetë të mazhorancës. Nuk ka pasur bojkot të Kuvendit dhe as ka pasur një vendim të tillë. Do të vazhdojë të ndiqet veprimtaria parlamentare. Opozita nuk ka zbehur aksionin.

I pyetur se çfarë pritet në seancën plenare të ditës së nesërme pas zërave sëe do të ketë tensione, ai u përgjigj:

Vasili: Informacionet fatkeqësisht vinë nga teknologjia kryeministrore e dizinformimit. Do të jemi atje për të thënë fort të gjithë ato që mendojmë, sigurisht për të mbajtur një qëndrim shumë të rreptë ndaj atij raporti që ka krijuar kryeministri për fat të keq me sallën e parlamentit, ka përdorur një fjalor poshtërues ndaj gjithë shqiptarëve. Në mënyrë të shëmtuar është mbrojtur nga Byroja e Kuvendit.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së tha ndër të tjera se mosbindja civile e opozitës vijon.

Vasili: Edhe bllokimi i rrugëve, edhe protesta për biznesin e vogël ajo në Rrugën e Kukësit kanë qenë protesta që janë udhëhequr, organizuar nga qytetarët. Ne kemi kryer detyrën për ti mbështetur. Sistemi i taksave është bërë skllavërues ndërkohë që të ardhurat bien gjithnjë e më shumë, kjo ka bërë emigracionin dramatik, aq më keq akoma emigracionin tragjik në mënyrë të veçantë të të rinjve nga 7-17 vjeç. Emigracioni 7-17 do të thotë fëmijë që nuk kanë arritur akoma në moshën e adoleshencës, të cilët enden në rrugët e Europës dhe kudo nëpër botë dhe u nënshtrohen katër elementëve të frikshëm: Pedofilisë, trafikut të organeve, kthimit në spaçatorë dhe baby-killer.

EMISIONET