Lu dhe stafi i Ambasadës amerikane urojnë shqiptarët me "Jingle Bells"

Lu dhe stafi i Ambasadës amerikane urojnë shqiptarët me

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zgjedhur këngën e njohur "Jingle Bells" për të përcjellë urimin e  Krishtlindjes dhe Vitin e Ri, për të gjithë shtetasit shqiptarë. Në videomesazh shfaqet Ambasadori Donald Lu, stafi i tij i ngushtë si dhe këngëtarë, të cilët vendosin zbukurime në ambientet e Ambasadës dhe këndojnë së bashku.

Ndryshe nga një vit më parë, ku urimi për festat e fundvitit erdhi përmes një kënge në gjuhën shqipe, këtë vit Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka zgjedhur këngën e njohur "Jingle Bells" si një kartolinë urimi për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Ambasadori Donald Lu, stafi i tij i ngushtë si dhe këngëtarë shihen teksa vendosin zbukurime në ambientet e Ambasadës dhe këndojnë së bashku "Jingle Bells".

Donald Lu, si përfaqësues i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe stafi i Ambasadës amerikane kanë dhënë një kontribut të çmuar në realizimin e një sërë reformash në vendin tonë.

Në pothuajse të gjitha mesazhet e tij publike, Lu ka preferuar të flasë shqip me qëllim komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët. 


EMISIONET