LSI: Shqiptarët janë përpara një katastrofe ekonomike financiare të pashembullt

LSI: Shqiptarët janë përpara një katastrofe ekonomike

Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëron se Shqipëria ndodhet para një katastrofe ekonomiko financiare. Duke krahasuar shifrat e borxhit  publik që ka prezantuar qeveria me ato të KLSH-së Petrit Vasili tha në një dalje për mediat se vendi ndodhet në një situatë të rëndë ekonomike

"Borxhi publik i deklaruar sipas saj shkon 70%, ndonëse do ta shtjellojmë më pas, është edhe më i lartë se kaq, ndërsa borxhi publik i verifikuar dhe i konstatuar nga një organ kushtetues siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit është 72%. Vetëm për këtë çështje dhe vetëm për këtë moment, shqiptarët duhet të dinë që janë përpara një katastrofe ekonomike financiare të pashembullt" u shpreh kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili në një deklaratë nga selia e LSI-së.

LSI akuzon dhe prokurorinë se po mbyll sytë dhe veshët përballë kësaj situate duke bashkëkonsumuar një krim të vërtet shtetëror.

"Prokuroria shqiptare është në pozicionin e saj më të vështirë dhe më kritik, pasi ajo megjithëse është paralajmëruar publikisht, më shumë se njëherë për këtë çështje ka mbyllur sytë, ka mbyllur veshët dhe po bashkëkonsumon një krim të vërtet shtetëror. Pasi një organ kushtetues raporton për shifra borxhi, të cilat qeveria i fsheh, këtu jemi përpara një krimi ekonomik me përmasa të frikshme, e cila nuk godet një individ të vetëm apo disa individë, por godet gjithë Shqipërinë. Asnjë veprim nuk ka ndodhur nga Prokuroria Shqiptare, ndërkohë që ajo duhet të vihej në alarm, përpara çdo çështje tjetër duhet të shqyrtonte këtë çështje, të nxirrte fajin, fajtorët, përgjegjësit dhe me veprimet e saj të ndihmonte në ndaljen së paku të katastrofës financiare që po projektohet,  dhe nuk kemi pra asnjë veprim të tillë."

Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se Shqipëria sot ndodhet përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme për shkak të një qeverie piramidë.

"Shqipëria sot ndodhet për shkak të një qeverie piramidë, përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme, ndërkohë që organet e drejtësisë shqiptare të cilat duhet të ishin ato në krye të hetimit, që të kryejnë në emër të popullit këtë hetim të thelluar dhe nxjerrjen e këtyre puçistëve ekonomiko-politikë përpara drejtësisë, nuk mbetet asgjë tjetër dhe është e vetmja mënyrë zgjidhje që populli vetë të përballet në shesh të hapur, ballazi, në të drejtën e tij, në të drejtën e mbrojtjes së interesave të veta ekonomike, të interesave të veta shoqërore, të cilat janë të kërcënuar përpara një grupi aventurierësh kriminelë, të cilët kanë planifikuar që të mbushin torbat e tyre me para, të largohen nga vendi në momentin e katastrofës dhe rrënimin dhe mjerimin ekonomik t’ja u lënë shqiptarëve mbi kurriz, për ta vuajtur me dekada e dekada të tëra ata dhe fëmijët e tyre.

Përballë kësaj situate Vasili paralajmëron se në javët e ardhshme do të ketë një reagim të ashpër nga ana e qytetarëve dhe të opozitës

 "Ndaj sot është e qartë që koha dhe momenti i përballjes së madhe afroi, është te pragu i derës, është i pashmangshëm dhe sigurisht opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në këtë drejtim, pasi është mision kombëtar për të mbrojtur të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe për ta çliruar këtë nga uzurpatorët e pangopur, të cilët e kanë shndërruar shtetin dhe pushtetin në një gosti bishash për të shqyer edhe copën e fundit. Momenti është i tillë kritik, prandaj dhe qëndrimi është dhe do të përvijojë të jetë radikalisht shumë më i fortë se sa kaq në ditët dhe në javët që vijnë."

EMISIONET