Një ditë pas Konvetës Kombëtare grupi parlamentar rikonfirmon mbështetjen e plotë për kërkesën kryesore dhe të vetme të rezolutës.

 Pas mbledhjes së grupit kryetarja Monika Kryemadhi theksoi se çmontimi i narkoshtetit të Edi Ramës është kthyer në mision të LSI-së.

Monika Kryemadhi: "Nuk do të lejojmë realizimin e projektit të vërtetë të rilindjes. Një Shqipëri, narkoshtet demokratik. Edi Rama nuk është zgjidhja por burimi i këtij problemi dhe peng i krimit të organizuar."

Për LSI-në kryeministri ka kontribuar vazhdimisht në kriminalizimin e politikës shqiptare dhe penalizoi procesin e dekriminalizimit të saj.

Monika Kryemadhi:  Ishte Rama që futi në parlament dhe në zgjedhje bashkiake persona dhe individë me precendentë penalë dhe me të kaluar kriminale. Ishte ai që mbronte kriminalizimin  e politikës shqiptare dhe  dekriminalizimin e saj.

Vullneti politik i LSI është i qindra e mijëra njerëzve të thjeshtë që refuzojnë të qeverisen nga një kryeministër që ka vetëm një objektiv: të burgos të varfër që nuk kanë mundësi të paguajnë kafshatën e mjerimit

Për kryetaren e LSI-së reforma në drejtësi tashmë ka rënë.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/