LSI propozon dy amendamente për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve

LSI propozon dy amendamente për plotësimin e 8 kërkesave të

Pas më shumë se 5 muaj bojkot, LSI vendos të kthehet në Kuvend duke propozuar dy amendamente që mund të zgjidhin përfundimisht kërkesat e studentëve. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi propozoi që qeveria të japë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për arsimin, si edhe të krijohet një Fond Emergjence për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë.

Kryemadhi: Ligji për buxhetin të bëhen këto shtesa dhe ndryshime, në tabelën 1 të ndryshohet totali i zërave për arsimin. Të bëhet nga 7 miliardë e 500 mln në 14 miliardë e 909 milionë lekë. Vetëm 1% e GDP-së. këto para? totali i shpenzimeve për fondet shkencore të bëhet nga 620 mln lekë në 1 miliardë. Neni dy, të krijohet fondi i Emergjencës për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë. 

Menjëherë pas kësaj deklarate të zonjës Kryemadhi, dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi kanë dorëzuar në Kuvend amendamentet.

Kejdi Mehmetaj: Nuk na pengon asgjë që këto amendamente të kalojnë nesër në Kuvend. Procedurat mund t’i bëjë që sot. Nuk ka asnjë procedurë që mund të pengojë këtë procedurë. Ne do jemi në Kuvend nëse diskutohen këto ndryshime.

Pas këtij propozimi kreu i qeverisë reagoi me ironi nëpërmjet një postimi në twitter: "Doktoresha e Shkencave Monika Kryemadhi, spaska fjetur mbrëmë si Lul Artisti që para se tja fuste gjumit u la porosi qytetarëve tu conin ushqime dhe batanije protestuesve. Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore", shkruan Rama në postimin e tij.

 Çfarë propozon LSI në dy amendamentet e depozituara në Kuvend

Kryemadhi: Që detyrimi ndaj studentëve të jetë një detyrim pa kthim, për të gjitha qeveritë dhe mazhorancat që janë dhe që do të vijnë, deputetët e LSI-së, do të depozitojnë tani amendamentet me ligjet përkatëse, që iu japin përgjigje të tetë pikave të studentëve. Konkretisht çfarë propozojmë: Amendament në ligjin e buxhetit për vitin 2019. Të bëhen këto shtesa dhe ndryshime. 

Në tabelën 1 që i bashkëlidhet nenit 10 të ndryshohet totali i shpenzimeve buxhetore, për zërat e arsimit universitar dhe fonde për shkencën si më poshtë. Totali i shpenzimeve buxhetore për arsimin universitar, të bëhet nga 7 miliardë e 500 milionë lekë në 14 miliardë e 909 milionë e 916 mijë lekë shqiptare. 

Pra do të thotë vetëm 1% e  PBB. Ku mund të jenë këto para, shumë e thjeshtë. Sot buxheti që ka miratuar qeveria shqiptare, për vitin 2019, 46% e PBB, e kalon për të paguar koncensionarët e saj. Studentët kërkojnë, vetëm 1%. Le t’ia lërë Edi Rama 45% të PBB, koncesioneve të tij dhe vetëm 1% të tyre, t’ua japë studentëve. 

Totali i shpenzimeve buxhetore për fondet e shkencës, të bëhet nga 620 milionë lekë të reja në 1 miliardë e 240 milionë lekë të reja. Dhe këto i gjen shumë kollaj. Si dhe neni 2 që në nenin 15 të shtohet neni 16 me përmbajtje: Të krijohet fondi i emergjencës në arsim me vlerë 5 miliardë lekë nga Ministria e Financave dhe ekonomisë. Të  cilat do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës, të shoqërive, të trajtimit të studentëve në Tiranë dhe në rrethe dhe infrastrukturës universitare në përgjithësi. Ku do ti gjejë paratë? 

Me anullimin e tenderit të Unazës së Re dhe me kthimin mbrapsht të parave të një tenderi të dhënë një kompanie fiktive off-shore të Edi Ramës në SHBA. 30 miliardë eurot janë 5 miliardë lekë, të cilat këto para që ai ua vodhi shqiptarëve në një muaj, ti hedhë automatikisht menjëherë në rikonstruksionin e godinave dhe konvikteve të studentëve. 

Që vajzat shqiptare të mos përdorin 300 vajza 4 banjo, por të jetojnë dhe ato në kushte normale dhe më minimalet jetësore dhe higjenike që ju takon. Pra ky amendament për buxhetin e shtetit, plotëson pikën 1, 4 , 5, 6, 7 dhe pikën 8 të studentëve.

Pra, për të marrë vetëm 1 përqind nga 46% që ia jep koncesionarëve të vetë, pra Vilma Nushit, gjithë firmave të ndërtimit, gjithë firmave koncesionare të Arsimit, e të tëra e të tëra, para të cilat janë  të futura në xhepin e Edi Ramës dhe 5 klientëve të tij, nga 1 përqind vetëm këtë zgjidh hallet e problemet e të gjithë atyre qindra dhe mijëra studentëve që sot janë në rrugët e Tiranës, në ditën e 8 të protestës së tyre.

Amendamenti për të zgjidhur pika të tjera. Propozohet amendamenti për ligjin e arsimit të lartë dhe konkretisht, i cili siguron rritjen në masë 50% të përfaqësimit dhe peshës së votës së studentëve dhe pjesëmarrjen e tyre në bordet e administrimit, e cila zgjidhet në mënyrë shteruese në këtë amendament për ligjin e arsimit të lartë, pika 2 dhe pika 3. 

Pra, konkretisht sot ne i propozojmë Kuvendit të Shqipërisë dy amendamente, të cilat përfundimisht zgjidhin 8 kërkesat minimale dhe kostoja për 8 kërkesat minimale për Edi Ramën është inekzistente. 

Çdo arrogancë e tij është e vetmja zgjidhje që ai kërkon të shtypë këta të rinj, por këto mendime që ne sot do i paraqesim në Parlamentin shqiptar janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kushtet minimale dhe kërkesat minimale që studentët shqiptarë kanë prej 8 ditësh që i kërkojnë para Ministrisë së Arsimit.

Lexoni më shumë këtu: Studentët mbi 7 orë qëndresë përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit

Të gjitha lajmet për protestën e studentëve 


EMISIONET