Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar kundër ambasadorit të BE-së dhe SHBA-së lidhur me ndërhyrjen e tyre për zgjidhjen e mandatit të prokurorit të përgjithshëm. 

Në një postim në facebook Petrit Vasili shkruan "Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit."

Postimi ne facebook

Kanabizohet reforma ne drejtesi.

Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.

Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.

Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe,ne kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.


Cdo devijim nga Kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.

Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.

Shqiperia eshte republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.
 Po,kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter.....qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata.

/Ora News.tv/