LSI: Fondet për subvencione të shkojnë për fermerët e dëmtuar nga përmbytjet

LSI: Fondet për subvencione të shkojnë për fermerët e

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ngritjen e grupeve të vlerësimit për të evidentuar dëmet në fshatrat e Shkodrës të goditur nga përmbytjet.

Pas mbledhjes së grupit, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kërkoi që fondet për subvencione të vihen në dispozicion të fermerëve, të cilëve u është dëmtuar prodhimi bujqësor.

Panariti: Fermerët nuk kanë më pse presin fondet propagandistike të xha Agros, por fondet për subvencione në ato zona ku prodhimi bujqësor tashmë është inekzistent duhet të kalojë për dëmshpërblimin e këtij prodhimi.Grupet e punës duhet të ishin atje për të bërë vlerësimet dhe për të filluar procesin e vlerësimit dhe më pas të dëmshpërblimit të dëmeve kastrofike nga kjo fatkeqësi natyrore.LSI kërkon urgjentisht bërjen e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara njëkohësisht dhe mbajtjen e përgjegjësive aty ku kemi veçanërisht shkarkime të parakorduara dhe të pa paralajmëruara që kanë rënduar më shumë situatën e përmbytjeve veçanërisht në veri të vendit. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme dhe mobilizimi i fondeve shtetërore, fondeve të emergjencës dhe fondeve të subvencioneve.

Panariti apeloi institucionet shtetërore të jenë në terren.

Panariti: Kërkohet ndërhyrje emergjente. LSI u bën thirrje institucioneve shtetërore të jenë në terren, të jenë përkrah banorëve të përmbytur, bizneseve të dëmtuara, fermerëve të dëmtuar dhe të mobilizojnë në rradhë të parë ndihmat emergjente që janë ato që duhen tashmë. Të zhvendosin popullatën nga banesat e përmbytura. Ti pajisin me materialet e domosdoshme për të garantuar në rradhë të parë mbijetesën e tyre. Dhe më pas të shpërndajnë ndihma ushqimore, bazë ushqimore për blegtorinë. Dhe ajo çfarë është më kryesore, të çojnë në mënyrë urgjente grupet e vlerësimit të dëmëve të shkaktuara nga kjo kastrofë natyrore. Është kjo që kërkohet dhe apeli i fuqishëm që vjen nga banorët e përmbytur, bizneset e dëmtuar. Në shumë zona të vendit kemi kompromentim të rëndë të prodhimit bujqësor, me qindra hektarë sera janë të shkatëruarra, bimët kanë më tepër se 24 orë që ndodhen nën ujë, janë të asfiksuara, dhe prodhimi bujqësor është totalisht i dëmtuar.

EMISIONET