Low nuk fshihet, zbulon numrin 1 të kombëtares gjermane

Low nuk fshihet, zbulon numrin 1 të kombëtares gjermane

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka pohuar se portieri i tij i parë në skuadër mbetet Manuel Neuer dhe jo Marc-Andre ter Stegen. Pas lënies jashtë të 4 futbollistëve të Bayern Munich, në shtypin gjerman kishte zëra se Low do të marrë të njëjtat masa për Neuer, por një gjë e tillë është mohuar kategorikisht prej tij.

Unë nuk e kam ndryshuar mendimin tim. Neuer është portieri im titullar. Ai është numri 1 dhe kapiteni ynë. Këtë vit do të kemi ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian dhe miqësore. Ter Stegen luan për një klub të madh dhe unë do t’i jap shanse për të luajtur. Natyrisht do të ketë konkurrencë në të gjitha vendet por, të paktën në pozicionin e portierit, duhet të them se Neuer vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm“-tha Low në konferencën për shtyp.

Gjermania përballet me Serbinë të mërkurën në një miqësore, përpara se të sfidojë Holandën të dielën, në ndeshjen e parë kualifikuese të EURO2020.

EMISIONET