Në një gjendje të rënduar shëndetësore por edhe social-ekonomike, Shadia jeton e vetme në një apartament në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, aty ku nipi i saj dhe komshinjtë e pallatit shkojnë dhe e shohin hera herës.

Vetëm mos e pafsh as hasmin. Sado të të vijë nipi mbesa …

Shadia rrëfen, se në këtë ditë, kur figura e nënës lartësohet, ajo ndjehet akoma më e vetmuar, pasi nuk e ka dashurinë e të vetmit fëmijë që solli në jetë.

Kam fiks 20 vite që nuk e shoh djalin , që prej vitit 1998”.

Shadia shprehet, se fotografitë që i mban përpara syve të saj çdo ditë, i ka marë nga rrejtet sociale, pasi i biri nuk i ka dërguar qoftë edhe një të tillë. Megjithatë, ajo thotë, se dashuria e prindit për fëmijën kurrë nuk ka fund.

“Mi kanë sjellë të tjerët, pas ii kanë marrë në internet. Un i kam marrë dhe i kam vendos në murë. Çfarë bën prindi për fëmijën, fëmija smund ta bëjë kurrë për prindin”.

E sëmurë, ajo jeton mes varfërisë dhe mungesës së një personi që mund të kujdeset për të, madje shprehet, se ka katër vite që nuk ka dalë dot nga shtëpia, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Unë jam e sëmurë nga këmbët, astma, jam shumë alrgjike nga shumë gjëra”.

Në këtë ditë të veçantë, Shadia ka një apel për të rinjtë: Që të vlerësojnë dashurinë e prindërve.

Megjithatë, 70-vjeçarja jeton me shpresën, se një ditë i biri do ndryshojë mendje dhe do vijë ta takojë.

/Ora News.tv/