Lorik Cana flet për dasmën me 650 vetë, tashmë jeton në Tiranë

Lorik Cana flet për dasmën me 650 vetë, tashmë jeton në

Lorik Cana, ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka rrëfyes se në dasmën e tij me modelen italiane Monika kishte ftuar 500 vetë por i kishin ardhur 650.

 "Ne dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta, por erdhën 650, ku më shumë se 150 nuk i njihja fare. Na doli dasma krejtësisht nga kontrolli (qesh).Ndërkohë që nga Monika në Kosovë, kanë qenë vetëm prindërit. Por, tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz."

Ndërkohë dasma në Romë ka qenë shumë intime, vetëm50 vetë. 

Lorik Cana tregon se është shpërngulur në Tiranë.

"Bojken sapo ka mbushur 3 vjeç, jemi shpërngulur në Tiranë dhe ai ka filluar kopshtin këtu. Fëmijët janë bekim i jashtëzakonshëm dhe ne nuk kemi dëshirë ta lëmë me një. Por, akoma nuk i kemi hyrë punës. Vitin tjetër ai bën 4 vjeç dhe do fillojmë të mendojmë diçka"

Këto detaje Lorik Cana i zbuloi gjatë intervistës për emisionin  “Rudina” në televizionin Klan.

EMISIONET