Lopetegui rrëzikon shkarkimin, agjenti i Contes sqaron situatën me Realin

Lopetegui rrëzikon shkarkimin, agjenti i Contes sqaron situatën me

Reali i Madridit ka marrë një humbje poshtëruese në "El Clasico" kundër Barcelonës, pasi është mposhtur 5-1 nga katalanasit.

Një disfatë që dhemb jo pak në kampin madrilen, ku përveçse pikëve, rezultati pozitiv në një ndeshje të tillë është dhe shtysë morale për të ardhmen. Dhe për këtë fakt, shkak i kësaj situate mund t'i ngarkohet teknikut Julen Lopetegui, i cili rrëzikon akoma më shumë shkarkimin.

Me mediat që e bëjnë fakt të kryer shkarkimin e tij, Antonio Conte shikohet si pasues i spanjollit në "Santiago Bernabeu". Megjithatë, një hipotezë e tillë është hedhur poshtë nga agjenti dhe njëkohësisht vëllai i Contes.

"Nuk ka pasur kontakt me Real Madridin apo Milanin. Antonio është me pushime në Egjipt dhe unë nuk kam marrë ndonjë thirrje të rëndësishme. Do të doja të sqaroj, në këtë drejtim, se unë jam përfaqësuesi i tij i vetëm. Në të njëjtën mënyrë, është e qartë se vëllai im nuk ka lidhje me Chelsea pas shkarkimit të tij në korrik. Tani ne presim rezultatet e rastit: avokatët tanë janë në punë."-tha vëllai i italianit.

EMISIONET