Ditët e fundit Londra është kthyer në nyjen e krimit, kjo për shkak se një adoleshent u bë viktima e 5-të e një sulmi me thikë në një stacion metroje, në Kensington.

I riu, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë pre e një sulmi, por rreth kësaj ngjarje nuk ka shumë detaje.

Bëhet e ditur se ky sulm vjen pas atij të ditës së djeshme ku një 37-vjeçar, Harold Hill u godit me thikë rreth orës 6 të mëngjesit.

Pas plagëve të marra, 37-vjeçari u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve.

Gjithashtu viktimë e sulmeve zinxhir ka rënë edhe 17-vjeçarja, Jodie Chesney, në Havering.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiku Khan, ka shprehur zemërimin dhe pikëllimin e tij për vrasjen e të rinjve.

Khan tha: "Më vjen keq për vrasjen vdekjeprurëse të një vajze 17-vjeçare në Haverin. Jam i zemëruar nga fakti se kriminelët e dhunshëm i drejtohen londinezëve të rinj. Unë i rekomandoj kujtdo që ka informacion për të njoftuar policinë."

Javën e kaluar, ishte Yousef Makki që ndërroi jetë pasi u sulmua me thikë në fshatin Hale Barns, ndërsa po vizitonte miqtë e tij.

Gjithashtu edhe një spanjoll 26-vjeçar, Davin Martinez, u godit me thikë pas një ndjekjeje të pamëshirshme në Leathon.

/Ora News.tv/