E tradhton telefoni: I zbulojnë jetën luksoze me paratë e kokainës

Një 33 vjeçar është dënuar me 15 vite burg pasi u shpall fajtor për shitjen e 40 kg kokainë nëpër rrugët e Londrës.

Lodvik Guraj, 33, me banim në  Greenford, Londër kishte përdorur më shumë se 42 telefona për të kryer shpërndarjen e lëndës narkotike tek përdoruesit. E gjitha kjo brenda një periudhe 18 muajshe.

Mediat britanike shkruajnë se Guraj kishte arritur të nxirrte 1.6 milionë paund nga kokaina që u shiste klientëve në Londër dhe në juglindje të Anglisë dhe me këto të ardhura bënte jetë luksoze.

Kur hetuesit sekuestruan celularin zbuluan video në të cilat ishin filmuar pushimet luksoze dhe makinat e shtrenjta me të cilat lëvizte.

"Guraj ishte justifikuar duke thënë se ishte përfshirë në këtë trafik të shpërndarjes së drogës së Clasit A për të paguar një borxh të madh" shkruan media britanike.

Guraj u arrestua në dhjetor 2017 dhe hetuesit zbuluan dhe 14 persona të tjerë të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike.

Por falë hetimeve ofruam evidenca të qarta se Guraj po përfitonte nga të ardhurat e shitjes së drogës së klasit A" tha Neil  Ballard, një dedektiv. Sipas tij Guraj ishte koka e këtij rrjeti shpërndarësish të drogës në të gjithë Londrën.



EMISIONET