Londër, 60 zjarrfikëse për të shuar zjarrin në një banesë, vdes një grua

Londër, 60 zjarrfikëse për të shuar zjarrin në një

Një grua ka humbur jetën pasi një bllok banesash u përfshir nga flakët në veri të Londrës.

Rreth 60 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes, në banesën kaër katëshe për të shuar flakët e zjarrit.

Ekipet e shpëtimit luftuan për orë të tëra për të kontrolluar flakët. Më shumë se 20 persona u larguan nga ndërtesa përpara se të mbërrinin zjarrfikëset.

Fotografitë e postuara në mediat sociale tregonin flakët  që dilnin nga çatia e ndërtesës.

Zjarrfikësja e Londrës tha në një njoftim se: "Zjarri dëmtoi një pjesë të katit të parë, të dytë dhe të tretë të ndërtesës katërkatëshe, si dhe të gjithë çatinë e saj".

EMISIONET