Loki, macja më e inatosur në botë, numëron 65 mijë ndjekës në Instagram

Disa kafshë shtëpiake janë të butë, disa të tjerë çapkënë, disa kanë "syçka të ëmbla" dhe një shikim të dashur.

Pastaj, është edhe Loki: macja më e "inatosur" në botë.

I përket rracës Sphynx dhe ka rrudha në fytyrë, të cilat i japin një pamje vazhdimisht prej "të xhindosuri".

Për këtë arsye, felini, i cili banon në New York bashkë me pronarët e tij, është kthyer një "yll" i vërtetë në Instagram, duke numëruar kështu thuajse 65 mijë ndjekës.

Loki ama, nuk është në të vërtetë kaq i inatosur sa ç'duket. Pronarja e tij Sara në bloggun "Vajzat dhe macet e tyre" e ka përshkruar si "jashtë mase i dashur, përkëdhelës dhe 'llafazan'"

Sara dhe partneri i saj Brent adoptuan Sphynxin në 2014-n. Zgjodhën këtë rracë sepse Brent është alergjik ndaj qimeve të maceve dhe Sara i dashuron marrëzish, ndaj me Lokin, gjetën kompromisin e duhur.

"Nuk kam patur kurrë një kafshë me personalitet të tillë- thotë Sara- jemi të pandashëm. Është miku im më i mirë."

Pasi adoptoi Lokin, Sara, për shaka i dedikoi një faqe në Instagram, që në pak kohë u kthye në një sukses të vërtetë.

"Macja më e zemëruar në Botë" ka në fakt gati 65 mijë ndjekës.

"Loki më ndihmoi të nxjerr në pah pjesën më krijuese dhe pozitive tek unë në momentin kur ndihesha e trishtuar dhe e pa motivuar. Do ia di për nder përgjithmonë", përfundoi pronarja.


EMISIONET