Lojërat Olimpike/ Xhudistja kosovare shkruan historinë, medalje bronzi dhe festim me shqiponjë

Xhudistja Erza Muminoviq është shpallur fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve në Buones Aires.

16 vjeçarja e cila garonte në kategorinë deri në 44 kilogram ka mposhtur në finalen e vogël rivalen nga ukraina, Anastasiia Balaban, ndërsa mes lotëve ka festuar triumfin, ku nuk ka munguar dhe shenja e shqiponjës dykrenare.

Për të ardhur deri në këtë raund, Muminoviq u mposht në duelin e parë nga indiania, Devi Tababi Thangjam, ndërsa më pas fitoi përballë bullgares Aleksa Georgieva dhe azerbajxhanes, Vusala Karimova. Kjo ishte pjesëmarrja e saj e parë në një turne të rëndësishëm dhe medalja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike për të rinj.

EMISIONET