Lojërat Olimpike Dimërore ka ngritur siparin mesditën e sotme.

Në "Pyeongchang" të Koresë së Jugut, kanë parakaluar të gjithë kombëtaret pjesëmarrëve, ku këtë vit bie në sy dhe pjesëmarrja e shtetit së Kosovës.

Ekipi olimpik i Kosovës parakaloi rreth orës 13:10, pasi ishte shteti i 71-të në radhë dhe shihej qartë entuziazmi i madh tek të pranishmit.

Ekipi i Kosovës përbëhej nga pesë vetë të delegacionit, ku vetëm njëri nga ta ishte garues, Albin Tahiri, i cili mbajti dhe flamurin. Në këto lojëra merr pjesë dhe ekipi olimpik i Shqipërisë, i cili merr pjesë me skiatorët Erjon Tola dhe Suela Mëhilli.

Ndërkohë mesazh urimi i ka uruar dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

/Ora News.tv/