Kanë mbetur më pak se 24 orë nga starti i Lojërave Olimpike Dimërorë që këtë vit zhvillohet në Korenë e Jugut dhe organizatorët kanë marrë masa të rrepta për të shkuar ashtu siç duhet ky aktivitet.

Siguria në arenat e "Pyeongchang-ut" para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore është jashtëzakonisht e madhe.

Mediat vendase shkruajnë se rreth 28.700 policë janë mobilizuar për këto lojëra që nga data 1  deri më 25 shkurt, për t’i ofruar sportistëve dhe spektatorëve siguri maksimale.

Koreja e Jugut do t’i mbajë Lojërat e para Olimpike nga data 9 deri më 25 shkurt në Pyeongchang, në Jeongseon dhe Gangneung e në provincën Gangwon në verilindje të vendit.

/Ora News.tv/