Lojërat Olimpike Dimërore kanë ngritur siparin.

Ceremonia “Pyeongchang" ishte e pasur me ngjyra dhe spektakël. Në këtë event Shqipëria vjen e përfaqësuar me dy sportistë. Skiatorja Suela Mëhilli parakaloi me flamurin kuqezi në duar, së bashku me skiatorin e mirënjohur Erjon Tola.

Mëhilli do të zbres për herë të parë në pistë, ditën e hënë në orën 10:15, ndërsa dy ditë më vonë do të garoj sërisht në një tjetër disiplinë.

Më datë 18 shkurt do të jetë radha e Tolës për të garuan aty ku konkurenca realisht është mjaft e ashpër. Më pas djaloshi kuqezi do të konkuroj me datën 22 shkurt. Vlen për t'u theksuar se të dy sportistët shqiptarë kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen duke plotësuar normën dhe jo me ftesë.

Kjo është hera e tretë që Tola merr pjesë në Lojërat Dimërore.

/Ora News.tv/