Azdren Llullaku është zyrtarisht  lojtari më i ri  Virtus Entellës në Serinë B. Shqiptari ishte pranë nënshkrimit me Skuadrën Kazake të Orodobasi madje shënoi gol edhe në miqësoren e zhvilluar ndaj Sllovako e cila përfundoi 2-2.

Megjithatë Llullaku kishte një akord me ekipin Ordobasy por nuk kishte hedhur firmën mbi kontratë dhe si lojtar i lirë kishte të drejtë të rigjente një skuadër tjetër. Lajmi është bërë i ditur dhe nga vet fubollisti përmes faqes zyrtare në Instagram ku 29 vjeçari niset për Në Bolonja.

Me skuadrën e Virtus Entella anësori shqiptar do të ketë edhe lojtarin tjetër të kombëtares shqiptare mbrojtësin Naser Aliji, i cili iu bashkua klubit italian vetëm pak ditë më parë në merkaton e janarit.

Ndërkohë skuadra e Virtus Entella  po lufton për mbijetesë teksa ndodhet nga fundi të tabelës së klasifikimit, me vetëm 24 pikë . Të dy shqiptarët do të kenë për detyrë të ndihmojnë skuadrën të qëndrojë në serinë B.

Futbollisti i lindur në Istok të Kosovës prishi kontratën me Astana pasi gjeti pak hapësira duke luajtur vetëm 6 muaj me kampionët e Kazakistanit teksa  zhvilloi  16 ndeshje duke shËnuar 1 gol. Më pas Lllulaku mbeti sërish në kampionatin kazak teksa u huazua te Tobol duke zhvilluar 13  ndeshje më këtë ekip por që nuk bindi drejtuesit në fjalë.

/Ora News.tv/