Lleshaj i përgjigjet Bashës: Natën bëhesh guerrilas, ditën prokuror

Lleshaj i përgjigjet Bashës: Natën bëhesh guerrilas,

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha, i fundit ky që e paralajmëroi se do të mbante përgjegjësi ai dhe të gjithë drejtorët e policisë për situatën e krijuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se Basha natën bëhet guerrilas, duke hedhur natën zjarr kundër shkollave dhe zgjedhjeve, ndërsa ditën bëhet prokuror.

“Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, policisë etj. 

Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin”,- shkruan Lleshaj.

EMISIONET