Siguria dhe sezoni turistik ka qënë fokusi i takimit me dyer të mbyllura të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Shërbimit Informativ e Doganave në Prefekturën e Vlorës.

Burime për RTV Ora bënë me dije se takimi zgjati rreth 1:30 minuta, ndërsa pas përfundimit të takimit Lleshaj nuk pranoi të prononcohet pas takimit.

Sipas prefektit të Qarkut, Flamur Mamaj në takim u kërkua zbulueshmëria e ngjarjeve kriminale dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Mamaj: Kemi pasur një takim të zgjeruar pune me gjitha institucionet ligjzbatuese. Shqetësimet kanë qenë, kryesoret për shkak të rendit dhe qetësisë dhe për problematikat e tjera që ne po pregatisim për të pasur një sezon turistik të mbarë dhe të suksesshëm. Nuk ka pasur fare bisedimet për zgjehdjet kanë qenë për shkak të rendit dhe sigurisë.

Në Vlorë, në dy vitet e fundit numërohen 25 djegie automjetesh dhe shpërthime me eksploziv, të cilat ende nuk janë zbardhur, gjithashtu dhe 12 ngjarje të tjera  shënuar vetëm në 4 mujorin e parë të këtij viti.

/Ora News.tv/