Liverpool arriti një fitore të vuajtur ndaj skuadrës së Burnley, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 22-të e premierligës angleze.

Goli në minutën e 94-t i Klavan, i dha tre pikë të rëndësishme ekipit të Klopp. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me fillimin e të dytës ishte Mane që zhbllokoi shifrat.

Më pas, në minutët e fundit të kohës së rregull, ishte Gudmundsson, që barazoi shifrat për Burnleyn.

Teksa ndeshja po shkonte drejt barazimit, "The Reds" gjetën golin dhe arritën të marrin një fitore me shumë vlera, ndaj Burnleyt që këtë vit po surprizon.

/Ora News.tv/