Liverpool "dashurohet" me futbollistët egjiptian, tenton firmën me yllin e Premier League

Liverpool "dashurohet" me futbollistët egjiptian, tenton

Pas firmës me Mohamed Salah, Liverpool hedh sytë nga një tjetër talent egjiptian.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Stoke City, Ramadan Sobhi, ku thuhet se klubi ku aktivizohet dhe futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri është i gatshëm ta lë të lirë talentin për një shifër rreth 25 milionë euro.

Rol në këtë operacion të klubit nga "Merseyside" mund të kenë luajtur edhe fjalët e mira që Salah ka thënë për shokun e tij në kombëtare, ndërsa pritet që shuma e kërkuar nga drejtuesit e Stoke të mos jetë një problem për arkat e "The Reds".

EMISIONET