Liverpool "blindon" sulmuesin, firmos deri në 2023-in

Liverpool "blindon" sulmuesin, firmos deri në 2023-in

Merkato e kësaj vere te Liverpool ka qënë me të vërtetë e ngurtë.

Kampionët në fuqi të Europës kanë zyrtarizuar vetëm dy prurje të reja gjatë kësaj periudhe, duke treguar se tekniku, Jurgen Kloop beson te "armata e vjetër".

Por pavarësisht kësaj, nënkampionët e Premier League kanë vendosur të përforcohet nga brenda grupit. I përzgjedhuri i parë është sulmuesi anësor, Alex Oxlade-Chamberlain, i cili ka zgjatur kontratën edhe për një sezon tjetër.

Tashmë, 25 vjeçari do të qëndrojë në "Anfield Road" deri në qershor të vitit 2024.

"Është vërtetë interesante për të firmosur me Liverpool. Shpresoj se mund të bëj paraqitje të mira, për ta bërë unë ndryshimin në klub. Jam i entuziasmuar që po firmos kontratë këtu. Premtoj se do të jap gjithçka për këtë fanellë."-tha shkurtimisht anglezi.

Mesfushori sulmues është pjesë e "The Reds" që prej vitit 2017, ku u transferua nga Arsenali për shifrën e 38 milionë euro. Që prej asaj kohe, Chamberlain ka luajtur në 35 takime, duke shënuar edhe 3 herë. Me kombëtaren angleze, 25 vjeçari ka shënuar 6 gola në 32 paraqitje.



EMISIONET