Liverpool arrin akordin me Alisson

Liverpool arrin akordin me Alisson

Alisson Becker është gjithmonë dhe më afër Liverpool-it. Sipas mediave angleze "The Reds", kanë ofruar 70 milionë  euro (60 plus 10 bonus) për portierin brazilian.

Një ofertë që i afrohet kërkesave të verdhekuqve që duan 75 milionë euro. Besohet se Alisson ka biseduar tashmë me trajnerin gjerman Jurgen Klopp, një sinjal që negociatat janë në një fazë të përparuar.

Emrat e tjerë janë ato të Areola, të PSG-së, që nuk do të jetë i lirë për më pak se 30 milion euro, ndërkohë që portieri i Kopenhagenit Olsen është një tjetër ide merkatoje.

EMISIONET