Shqipërisë nuk i mjafton Manaj, Sllovakia merr 3-pikët dhe shpreson Europianin

Përfaqësuesja e 21 vjeçarëve sllovak ka marrë një fitore të vuajtur 2 me 3 përballë Shqipërisë.

Një fitore "epike" pasi sllovakët e panë vetën dy herë në disavantazhin e golave të Rey Manaj por gjetën forcën për të reaguar dhe për të marrë tre pikë të arta për të ardhmen në grupin e dytë eliminator të Europianit të 21 vjeçarëve.  

Golit të Manajt në fundit e pjesës së parë, sllovakët iu përgjigjën me fillimin e të dytës. Por, gjithsesi sërish Manaj kaloi ekipin në avantazh. Teksa ndeshja po shkonte drejt fitores së kuqezinjve, 2 gola të sllovakëve në 10 minutat e fundit, bënë që të përmbysej totalisht rezultati.

Pas kësaj humbjeje, Shqipëria mbetet në kuotën e 6 pikëve në grupin 2 eliminator, dhe gjithçka bëhet më e vështirë për të pretenduar vendin e dytë.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

87’ GOL Sllovakia. Mbrojtja inekzistente dhe Mraz përfiton për të kaluar në avantazh të tijët.




80’ GOL Sllovakia. Pasiguri në mbrojtje, përfiton Dimun dhe mposht me kokë Sherri  

71’ Çekiçi rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, por arbitri e cilëson si stimulim duke e ndëshkuar me karton të verdhë

51' Përsëri ai, Manaj kalon në avantazh kuqezijtë

47' Krosim nga e majta, Spalek godet duke mposhtur Serri

45' Nis pjesa e dytë

45+1' Mbyllet pjesa e parë

45’ Një minutë shtesë

45' Golll Manaj 

35’ Kombinime të bukura  mes Kallakut, Seferit e Manajt, por topi i fundit nga Manaj shkon në një zonë ku nuk gjendet askush.

24’ Seferi lëshon një goditje të fortë nga jashtë zonës, por portieri Rodak devijon në goditje këndi.

22’ Manaj futet në zonë godet në një pozicion të favorshëm por devijimi i mbrojtjes kundërshtare në fund, bën që topi të shkojë në goditje këndi.

10' Karton i verdhë për Leandro Maloku

6' Goditje këndi për kuqezijtë

1' Ka nisur takimin në "Selman Stërmasi"


Formacionet zyrtare: 


EMISIONET