Barcelona është fituesi i Kupës së Mbretit.

Katalanasit dominuan ndaj Sevillas, duke i mposhtur me shifrat e thella 5-0. Serinë e golave e hapi Suarez, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi Messi. Goli i Suarez në minutën e 40 dërgoi skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve në rezultatin 3-0, ndërkohë që në pjesën e dytë kishte vend dhe për golin e Iniesta dhe Coutinho.

Ky është trofeu i parë i sezonit për Barcelonën, ndërsa pritet që shumë shpejtë të shpallet matematikisht dhe fitues të kampionatit.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

90' Mbyllet takimi. Barcelona fiton titullin e pare te sezonit ne Spanje.

 69' Penallti per Barcelonen. Coutinho tregohet i sakte nga pika e bardhe.

 



52' Barcelona shënon dhe të katërtin, Iniesta tund rrjetën

46' Nis pjesa e dyte

45' Nuk ka asnje minute shtese. Mbyllet pjesa e pare.

40' Suarez serisht, Barcelona realizon te tretin



31' Alba per Lionellll Messsi qe nuk fal, 2-0


28' Shans i mire per Messi, topi i goditur nga "pleshti" godet traversen

24' Rast i mire per Sevilla, por Nzonzi nuk devijon sferen drejt portes

14' Topi i gjate nga Cillesen, Coutinho per Suarez qe nuk gabon duke zhbllokuar shifrat



13' Krosim i Messi-t për Coutinho, spastron zonen Soria.

7' Faull i Manzano. Messi godet nga 30 metra, topi devijohet ne kendore nga Soria.

5' Barcelona tenton golin, mbrojtësit andaluzianë vetëm pastrojnë zonën

1' Nis takimi në “Wanda Metropolitano”

Formacionet zyrtare:

Sevilla: Soria; Navas, Mercado, Lenglet, Escudero; Nzonzi, Banega; Sarabia, Vazquez, Correa; Muriel. 

Barcelona: Cillessen; Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Coutinho, Busquets, Rakitic, Iniesta; Messi, Suarez. 

/Ora News.tv/