Juventus dhe Manchester City janë dy skuadrat që i bashkohen Realit të Madridit dhe Liverpool në fazën çerekfinale të Champions League.

Bardhezijtë mposhtën 2-1 Tottenham. Golit te  koreano-jugori Son, 6 minuta nga fundi i pjesës së parë ju pergjigj Higuain dhe Dybala qe brenda 3 minutave permbysen gjithcka.  Ndeshja e parë e zhvilluar në Torino përfundoi me rezultat 2-2 dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-3 janë italianët që kalojnë për në fazën tjetër.

Heung-Min Son pati një rast të bukur shtatë minuta para përfundimit të takimit, por sërish më i suksesshëm portieri Buffon.

Në minutën e fundit të takimit, Harry Kane goditi shtyllën vertikale dhe ky ishte rasti i fundit i takimit, ku Juve shënoi fitore me rezultat 2-1.

Pavarësisht humbjes 1-2 ndaj Basel, Manchester City është skuadra që kalon për më tej, pasi takimi i parë kishte përfunduar 4-0 në favor të tyre dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-2 janë ata që kalojnë në çerekfinale.




/Ora News.tv/