Autokritikë e Shqipërisë, mposht Andorrën e ngjitet në vendin e tretë (VIDEO)

Autokritikë e Shqipërisë, mposht Andorrën e ngjitet në

Tre gola, 3 pikë. Shqipëria është rikthyer te fitorja pas tronditjes që pësoi vetëm tre ditë më parë ndaj Turqisë.  Kuqezinjtë mposhën pastër 3-0 Andorrën, duke marrë pikët e para në grupin H kualifikues të Euro 2020.

Ishin dy sulmuesit kryesorë të skuadrës, Armando Sadiku dhe Bekim Balaj ata që gjetën fundin e rrjetës, pas një thatësirë mjaft të gjatë me fanellën e kombëtares.

Në fakt, dy sulmuesit përfituan nga gabimet amatoreske të kundërshtarëve, për të tundur më pas rrjetën. Ndërkohë minutat e fundit shtesë kishin rezervuar kohë edhe për golin e Amir Abrashit, që gjeti golin pas 29 ndeshjesh me përfaqësuesen. Kjo fitore i ngjit kuqezinjtë në vendin e tretë në grup me 3 pikë.

Pas dy takimeve të para, grupi kryesohet nga Franca e Turqia me 6 pikë, me "gjelat" që kanë golavarazh më të mirë, +7.



"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

95' Gol kuqezi në frymën e fundit, Abrashi dërgon shifrat në 3-0

88' Shqiperia gjen golin, Bekim Balaj vendos qetesine





70' Serish zevendesim te Shqiperia. Vendin e Grezdes e merr Balaj


67' Zevendesim te Shqiperia, Xhaka i le vendin Abrashit


Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë:

Është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Andorrës dhe Shqipërisë. Një 45 minutësh i vendosur nga Armando Sadiku, i cili përfitoi nga një gabim i portierit mik. Që do të ishte një fraksioni i mirë për kuqezinjtë u pa që në start, me Uzunin që goditi traversën pas 24 sekondash lojë. Pak minuta më pas, kuqezinjtë pretenduan për një penallti, por për sllovakun Glova nuk kishte asgjë.

21' Zhbllokohet rezultati, shenon Sadiku



6' Nderhyrje e rrezikshme ndaj Uzunit, Limaj ndeshkohet me karton te verdhe

1' Kuqezinjtë shfaqen rrezikshëm para portës kundërshtare, Grezda bën gjithcka mire ne krah, Uzuni trondit traversen

1' Topi i parë niset nga vendasit

Ka nisur takimi në "Estadio Nacional"

Ervin Bulku dhe Sulejman Mema kanë surprizuar me zgjedhjet e tyre, duke rikthyer skemën me dy sulmues. Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku do të udhëheqin sulmin e kuqezinjve, ndërkohë që mesfusha do të jetë e tëra e rinovuar. Kaçe, Basha, Grezda dhe Xhaka do të ndërtojnë këtë repart. Në mbrojtje konfirmohet gjithçka, me Hysaj e Aliji nga krahët, e me Djimsitin e Ismajli në qendër. Porta do të jetë pronë e Etrit Berishës.

EMISIONET