Në Torino vendos Koulibaly, Napoli mposht Juventusin dhe hap garën për titull

Një gol i Koulibaly i ka mjaftuar Napolit për të marrë 3-pikët në transfertën e Torinos përballë Juventusit, fitore që hap njëkohësisht dhe çështjen titull në Seria A.

Një takim i vendosur vetëm në minutën e 90-të, me mbrojtësin e napoletanëve, Koulibaly që shfrytëzoi mjaft mirë një krosim nga Cajehon, duke kërcyer më  shumë nga të gjithë në zonë, për të zhbllokuar shifrat dhe për të dërguan festë në shkallët e stadiumit. Elseid Hysaj dhe skuadra e tij bënë gjithçka nga minuta e parë deri në përfundim, ku u shpërblyen me gol dhe fituan ndeshjen vendimtare.

Në fundin e pjesës së parë skuadrat u rikthyen në dhomat e zhveshjes pa provuar shijen e golit. Si Juventus, ashtu edhe Napoli bënë lojë të mirë në mbrojtje, por edhe të vëmendshme në sulm. Bardhezinjtë kërkuan me Higuain që të zhbllokonin shifrat, por më të rrezikshëm u shfaqën napolitanët.

Napoli më i rrezikshëm në pjesën e dytë, raste të njëpasnjëshme. Në minutën e 55 është Hamsik që me një krosim gjen Callejon, por ky i fundit gjuan mbi kuadrat. Lojë e bukur dhe plot emocione në Torino, por goli është shumë larg për të dy ekipet.

Por, kur u mendua se kjo sfidë do të shkonte drejt barazimit pa gola, është Koulibaly që kërcen mbi të gjithë dhe dërgon topin në rrjetë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 90-të gjigandi i mbrojtjes mike, shokoi Buffon dhe ngushtoi në 1 pikë distancën me "Zonjën e Vjetër" që e shikon akoma më afër skuadrën e Sarrit. 
 

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

90+3' Mbyllet takimi

90' Arbitri i katert akordon 3 minuta shtese

90' Krosim nga kendi i Cajehon, Koulibali zhbllokon shifrat. 



79' Zevendesim tek Napoli. Allan i le vendin Rog.

73' Koordinim i mire nga Cajehon, pret Buffon. 

71' Zevendesim tek Juventusi. Dauglas Costa i le vendin Mandzukic

68' Insigne provon te befasoje nga larg. Asnje problem per Buffon.

65' Zevendesim tek Napoli. Del Hamsik ne loje Zielinski.

61' Largohet Mertens. Ne loje Milik.

60' Sfide e qete ne Torino. Juventus tenton golin, Napoli mendon te mbrohet

55' Aksion i bukur nga Cuadrado. Largon mbrojtja.

46' Zevendesim ne radhet e Juventus. Dybala le fushen, Cuadrado ne loje.

46' Nis pjesa e dyte

45+2' Mbyllet pjesa e pare

45' Arbitri i kater akordon dy minuta shtese

38' Aksion i shpejte i Napolit, Insigne i vetem perballe Buffon. Gol, por anulohet per pozicion jashte loje.

27' Taka te ngritura ndaj Insigne, Pjanic ndeshkohet me karton te verdhe.

23' Rui sherben per Hamsik. Tentativa e sllovakut perfundon shume prane shtylles pingule

20' Krosim i rrezikshem nga Rui drejt portes. Buffon largon ne kendore. 

17' Goditje denimi per Juventusin. Topi i goditur nga Pjanic devijohet ne mure dhe perplaset me shtyllen. 

17' Albiol ndal ne menyre te gabuar Higuain. Ndeshkohet me te verdhe.

10' Zevendesim i detyruar per Juventus. Chielieni i le vendin Lihstejner.

9' Aksion i bukur nga Napoli. Mertens kalon Benatia qe e ndal me faul. Karton i verdhe per mbrojtesin maroken dhe Asamoah per nderhyrjen pak minuta me pare.

1' Nis takimi në "Allianz Stadium"

Formacionet zyrtare:

EMISIONET