Napoli dhe Fiorentina sfiduan mbrëmjen e sotme njëra -tjetrën në garën për fitimin e Kupës së Italisë. Ndeshja ka filluar në orën 21:45, kjo për arsye se trazirat nuk munguan dhe shoqëruan këtë takim edhe para se ai të luhej në fushë. Nga përpasjet mes tifozerive të dy ekipeve para fillimit të ndeshjes, është vrarë një tifoz napoletan dhe disa të tjerë janë plagosur. Rrëmuja ka qenë e madhe dhe pasojat po ashtu. Tifozat e Napolit i kanë kërkuar futbollistit të tyre Marek Hamsik që ndeshja të mos luhet për shkak të këtyre ndodhive, por edhe pse pak me vonesë ndeshja u zhvillua. Përsa i përket lojës në fushë, Napoli i Benitez tregoi se meritonte plotësisht të fitonte këtë trofe të rëndësishëm. Dy gola të shpejtë të Insignes i dhanë Napolit siguri në 20 minutat e para të ndeshjes, më pas Fiorentina u zgjua. Vargas arriti të ngushtojë diferencat në 1-2 dhe rihapi gjithë takimin. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur. Fiorentina e cila mundohet të barazonte rezultatin por Napoli ishte vendosur mjaft mirë në mbrojtje duke mos i lejuar hapësira. Në fundin e ndeshjes, saktësisht në minutën e parë shtesë, Napoli gjen dhe golin që do të mbyllte përfundimisht këtë takim. Mertens shënon dhe mbyll gjithçka. Napoli bëhet kështu ekipi fitues i Kupës së Italisë dhe fiton një tofe të rëndësishëm duke kënaqur tifozat e vet. Napoletanët mbajnë gjithashtu vendin e tretë në kampionat, çka u mundëson atyre pjesmarrjen në Champions League.  

/Ora News.tv/