Nuk mjaftojnë Ronaldo e Griezmann, derbi i Madrid-it nuk ka fitues

Spektakël, shtylla, raste, kartona dhe gola. Derbi i Madridit i ka të gjitha por nuk ka fitues. Real dhe Atletiko nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në derbin numër 217 në historinë e futbollit iberik.

Pjesa e parë e derbit të Madridit u mbyll në barazim pa gola. Një 45 minutësh, plot raste, me goditje shtylle dhe raste të pastra për gol, por ai që mungoi ishte pikërisht ai, goli.

Fraksioni i dytë nisi me një marsh më tepër për Realin, me Galaktikët që tentuan të gjenin golin e epërsisë. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me të përhershmin Cristiano Ronaldos, por goli i  Antoine Griezmann katër minuta më pas vendosi baraspeshën, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Ky barazim mban Atleticos në vendin e dytë, dhe që vazhdon të mbetet katër pikë para Realit, ndërsa Los Blancos gjenden në pozitën e tretë me 64 pikë, 15 pikë më pak se Barcelona.



"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

90+3' Mbyllet në barazim takimi mes Realit dhe Atletikos 

90+1' Goditje e fortë nga Ramos, Oblak largon në këndore

90' Arbitri i katërt akordon tre minuta shtesë

63' Zëvendësim në radhët e Realit. Ronaldo i lë vendin Karim Benzema.

57' Griezmann i saktë, vendos baraspeshën



54' Asist fantastik nga Bale, Ronaldo nuk fal duke zhblluar shifrat

  

46' Nis pjesa e dytë. Reali i Madridit duhet të shënoj një gol të shpejtë për të shpresuar tek vendi i dytë

45+1 ' Mbyllet pjesa e parë

45' Arbitri i katërt nuk akordon minuta shtesë

41' Drithërima nga Marcelo. Goditja e brazilianit stampohet në shtyllë

29' Rast i mirë për Costën, goditje e të cilit devijohet në këndore

15' Goditje nga këndi për Atletiko Madrid. Krosimi i Koke largohet nga mbrojtja.

14' Kundërsulm i shpejtë i Griezmann. Ndërhyrje e rrëzikshme e Kross. Kryesori e ndëshkon gjermanin me karton të verdhë.

11' Krosim nga këndi i Kroos, Madrilenët pretendojnë për penallti, por për kryesorin është gjithçka e rregullt.  

10' Goditje nga jashtë zone e Lucas, devijon mbrojtja në goditje këndi.

8' Krosim i rrëzikshëm në zonën e Atletikos. Largon Godin në goditje këndi.

1' Nis takimi në "Santiago Bernabeu"

Formacionet zyrtare:


EMISIONET