Lista e barnave të rimbursueshme, Rama merr ankesa edhe në Laç

Lista e barnave të rimbursueshme, Rama merr ankesa edhe në Laç

Problemet me listën e rimbursueshme janë shfaqur dhe në turin e llogaridhënies në Laç ku një nga pjesmarrësit në takimin me Ramën u shpreh se barnat i ka paguar me vlerën e plotë për shkak të listës së re.

Qytetari: Unë e marr këtë me gjysmë rimbursimi, 60 mijë lekë. Këtë rradhë ishte bërë 215 mijë lekë. Sa ka shkuar kjo unë nuk e marr dot.

Por Kryeministri, tha se kjo është një situatë e përkohshme.

Rama: Ka disa ditë që është miratuar lista e re dhe ka një çikë konfuzion, bashkarisht pas mbledhjes do ta sqarojmë konkretisht për ilaçin konkret që të jap përgjigje të saktë.

Për hyrjen në fuqi të listës së barnave të rimbursueshme, FSDKSH thotë se farmacitë janë lajmëruar në kohë.

EMISIONET