Lirohet nga burgu Sylejman Selimi

Lirohet nga burgu Sylejman Selimi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur lirimin me kusht të një prej pjesëtarëve të Grupit të Drenicës, Sylejman Selimi. Ish-komandanti i UÇK-së dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri po vuante dënimin e dhënë pesë vite më parë për krime kundër civilëve në periudhën e luftës.

Ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, fitoi të premten lirimin me kusht nga Gjykata e Mitrovicës.

I arrestuar në vitin 2013 dhe i shpallur fajtor dy vite më vonë, udhëheqësi i luftës në Kosovë po vuante dënimin me 6 vite burg për veprën penale të krimeve të luftës.

Akuzat ndaj tij dhe të paktën gjashtë ish-oficerëve të lartë të UÇK-së që mbanin funksione publike, të njohur si Grupi Drenica, u ngritën fillimisht nga misioni EULEX në vend kur Selimi po ushtronte detyrën e ambasadorit në Shqipëri.

Aktakuzat përmendnin pretendime për krime të rënda lufte që UÇK-ja supozohet se i kishte kryer midis janarit të vitit 1998 dhe dhjetorit të vitit 2000, të dhëna këto të vëna në dijeni nga raportuesi i Këshillit të Europës, Dik Marti.

Selimi prej disa javësh po merrte ndihmë mjekësore në klinikat vendase për një infeksion të mundshëm, duke shtyrë madje seancën ku do të dëshmohej pafajësia e tij përpara Gjykatës së Hagës.

Lajmi për lirimin me kusht të Selimit u mirëprit të premten nga presidenti Hashim Thaçi dhe disa figura politike e ushtarakë në vend të cilët deklaruan se sistemi i drejtësisë i ka borxhe ish-ushtarakut të lartë për dënimin e padrejtë porse Kosova tashmë është më e sigurt.

Megjithatë, vendimi i panelit të themeluar nga Këshilli Gjyqësor parashikon që Selimi të qëndrojë nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës deri në tetor të vitit tjetër.

EMISIONET